Serbi i Real Madridit, prioritet i Milanit - Gazeta Express
string(41) "serbi-i-real-madridit-prioritet-i-milanit"

Serbi i Real Madridit, prioritet i Milanit

Gazeta Express

31/05/2020 9:45

Luka Jovic, i cili dështoi t’i tregojë aftësitë e veta në Real Madrid, mbetet synim i Milanit për afatin kalimtar të kësaj vere.

Milani mund t’i bëjë rivalitet Napolit për Sardar Azmoun këtë verë, por prioritet e tij mbetet Luka Jovic i Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas Gazzetta dello Sport, Azmoun, i cili i ka shënuar 14 gola në 29 ndeshje për Zenit St Petersburg këtë sezon, është në listën e ngushtë të Milanit dhe mund të kushtojë rreth 25 milionë euro.

Megjithatë, kuqezinjtë do të përballen me konkurrencë të fortë nga Napoli, i cili ka mbajtur bisedime tashmë për 25-vjeçarin.

Sipas La Gazzetta, Jovic mbetet futbollisti i parapëlqyer i Milanit për ta përforcuar vijën e sulmit.

Edhe pse Reali i pagoi 60 milionë euro për serbin vitin e kaluar, e përditshmja italiane thotë se gjiganti spanjoll do të pranojë shumë të zbritur për të shitur atë, për shkak të pandemisë Covid-19./Gazeta Express/