Serbi i dehur sulmon policin në Lipjan, arrestohet - Gazeta Express
string(49) "serbi-i-dehur-sulmon-policin-ne-lipjan-arrestohet"

Gazeta Express

26/01/2020 11:45

Serbi i dehur sulmon policin në Lipjan, arrestohet

Gazeta Express

26/01/2020 11:45

Policia në Lipjan ka arrestuar një person i cili dyshohet se derisa ishte në gjendje të dehur ka sulmuar një zyrtar policor

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në rrugën “Xhevdet Breznica” në Lipjan.

Lexo Edhe:

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari i komunitetit serb ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili më pas ka pranuar trajtim mjekësor.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që i njëjti në gjendje të dehur, dhe duke i refuzuar t’iu bindet urdhrave të zyrtarëve policor për t’u identifikuar e ka sulmuar fizikisht  njërin nga zyrtarët policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Policia bën të ditur se në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar./Express/