Serbët nuk pranojnë orën policore, vazhdojnë protestat në Beograd e Novi Sad - Gazeta Express
string(75) "serbet-nuk-pranojne-oren-policore-vazhdojne-protestat-ne-beograd-e-novi-sad"

Gazeta Express

08/07/2020 22:53

Serbët nuk pranojnë orën policore, vazhdojnë protestat në Beograd e Novi Sad

Gazeta Express

08/07/2020 22:53

Policia serbe ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit para Kuvendit të Serbisë, të cilët po kundërshtojnë shtrëngimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Protestuesit kanë hedhur mjete të forta në drejtim të policisë. Protesta janë organizuar edhe në qytete tjera.

Lexo Edhe:

Në Novi Sad, protestuesit dëmtuan ndërtesën e Bashkisë në qendër të qytetit. Gjatë protestës, një zjarr ka shpërthyer në hyrje të ndërtesës.

Më parë, protestuesit në atë qytet u përpoqën të hyjnë në ndërtesën e Radio Televizionit të Vojvodinës (RTV).

Gjatë protestës, u goditën me gurë ambientet e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet (SNS).

Protesta përkrahet edhe nga partitë opozitare serbe.

Më 7 korrik, pas një konference për media të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, qindra qytetarë u mblodhën para parlamentit serb për të kundërshtuar paralajmërimet për rivendosjen e orës policore.