Serbët në panik, nuk shpëtojnë aq lehtë nga SHBA-ja pas blerjes së armatimit nga Rusia


load
Gazeta Express
7 Nëntor 2019 7:08

Mediat serbe dhe analistë në Serbi janë në panik dhe kanë nisur spekulimet rreth vizitës së udhëheqësit të “Task-Force 231” në Departament të Shtetit Amerikan, Thomas Zarzecki, që mbikëqyr shtetet që shkelin sanksionet e vendosura Rusisë

Pas vizitës së emisarëve amerikanë, së pari Richard Grenell, e më pastaj Matthew Palmer, Beogradin do ta vizitojë një tjetër specialist amerikan. Thomas Zarzecki udhëheq ‘Task-forcën 231’ të Departamentit të Shtetit Amerikan, që mbikëqyr implementimin e seksionit 231 të aktit ligjor të 2017-s CAATSA, me detyrë të dënimit të shteteve që bashkëpunojnë në rrafshin ushtarak me Federatën Ruse.

Thomas Zarzecki zbret në Beograd këtë të premte e mediat serbe janë duke spekuluar se Trump e ka dërguar t’i dënojë për blerjen e armatimit nga Putin. “Ekspedita ndëshkuese po vjen”, thekson media serbe Kurir.

Asistenti i ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, e kishte ulur rëndësinë e partneritetit serb e rus në fushën ushtarake duke theksuar se SHBA-ja është partner më i madh ushtarak se Rusia. Por në të njëjtën kohë kishte shprehur edhe zhgënjimin me BE-në pas refuzimit të hapjes së negociatave për Shqipërinë e Maqedonisë së Veriut dhe lënien anash të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit në BE, duke e lënë nën ndikimin e Rusisë, Kinës dhe Turqisë.

Palmer kishte paralajmëruar se është mundësia që nëse Serbia kërkon sisteme specifike ruse ushtarake, që do të shtonte rrezikun që të përballet me sanksione. Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Dacic, kishte provuar të tregohej gjakftohtë kur pyetej rreth kësaj çështjeje duke thënë se janë të vetëdijshëm për këtë nuk ka nevojë të na thuhet.

Serbia dhe Rusia kishin mbajtur stërvitje të përbashkët ushtarake në Beograd, përreth aeroportit ushtarak Batajnica, ku ishin shfaqur sistemi raketor tokë- ajër S-400, dhe sistemin mbrojtjes kundërajrore, S-1 Pancir.

Pas ushtrimi dhe gjatë tij ishte spekuluar mjaft nga media dhe zyrtarë të të dy vendeve rreth munësisë së blerjes së S-400 nga Serbia.

Serbia gjatë pushtetit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic këmbëngul se është shtet neutral ushtarak. Partneri më i madh tregtar i Serbisë është Bashkimi Evropian. Por, Serbia kishte refuzuar të i vendosë sanksione Rusisë, nga të paktat shtete në Evropë, pas aneksimit të gadishullit të Krimesë.

Te fundit


Kthehu lart