Serbët ironizojnë me Grenellin: Binde Thaçin të fluturojë për Beograd pas marrëveshjes - Gazeta Express
string(88) "serbet-grenellit-per-thacin-kujdes-nga-gjarpri-binde-te-vije-ne-beograd-pas-marreveshjes"

Serbët ironizojnë me Grenellin: Binde Thaçin të fluturojë për Beograd pas marrëveshjes

Gazeta Express

20/01/2020 15:11

I deleguari i presidentit Donald Trump në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenellm e ka falënderuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për, siç ka thënë ai, angazhimin e palëkundur që marrëveshja për rifillimin e fluturimeve komerciale në mes të Prishtinës dhe Beogradit të bëhet realitet, raporton Gazeta Express.

“Faleminderit për angazhimin tuaj të palëkundur për ta bërë këtë të mundur”, ka shkruar Richard Grenell në Twitter, derisa e ka publikuar shkrimin e presidentit Hashim Thaçi.

Lexo Edhe:

Mirëpo, kjo ka ngritur pakënaqësi te serbët që i kanë shkruar Grenellit disa porosi për të parin e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçin.

“Ky person është një terrorist i njohur”, shkruan një person.

Dikush tjetër ka kërkuar nga Grenell që ta bindë Thaçin të vizitojë Beogradin, duke iu referuar si gjarpër.

“Ambasadori Grenell, përpiquni ta bindni Thaçin aka gjarprin të vijë në Beograd”, thotë ky person.

Një tjetër kërkon nga Grenelli që të ketë kujdes me “gjarprin”.

Gjithashtu, serbët i kanë shkruar Grenellit se Thaçi ishte një bashkëpunëtor i udhëheqësve terroristë të Kosovës, trafikant i organeve njerëzore dhe tregtar i drogës.

Këto pakënaqësi të serbëve vijnë pas marrëveshjes për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd që nuk ka funksionuar që nga viti 1999.

Për ta jetësuar këtë marrëveshje, Serbia ka kërkuar nga Kosova të heqë taksën prej 100 për qind të vendosur për produktet serbe dhe boshnjake. /GazetaExpress/