Senatorët amerikanë kanë paraqitur projektligjin për sanksione ndaj Turqisë


load
Gazeta Express
17 Tetor 2019 19:48

Senatorët amerikanë paraqiten të enjten një projektligj që parasheh sanksione të gjera ndaj Turqisë, për ofensivën e saj në Siri.

Projekt-ligji i përgatitur nga Senati – që udhëheqet nga republikanët – shënjestron zyrtarët turq dhe parasheh sanksione ndaj Turqisë edhe për shkak të blerjes së sistemit të raketave S-400 nga Rusia.

Senatori republikan, Lindsey Graham, parashikoi mbështetje të fortë dypartiake për projektligjin.

Ligjëvënësit amerikanë kanë qenë shumë kritik nga Turqisë, për shkak të ofensivës në veri të Sirisë.

Më herët senatori, Lindsey Graham, tha se ka biseduar me kryesuesen e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, lidhur me ofensivën turke në veri të Sirisë.

Sipas tij, Pelosi mbështet vendosjen e sanksioneve ndaj Ankarasë.

Graham është zakonisht një mbështetës i politikave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, por ai ka dënuar vazhdimisht vendimin e Trumpit për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria verilindore, e cila u pasua me shpejtësi nga një ofensivë turke për të dëbuar forcat e drejtuara nga kurdët, të cilët kanë qenë prej kohësh aleatë të Uashingtonit.

Te fundit


Kthehu lart