Senati italian voton për të ardhmen e qeverisë


Gazeta Express
13 Gusht 2019 18:40

Senati italian, i thirrur me urgjencë, në një Romë të zbrazur në këtë periudhë pushimesh verore do të vendosë sot në mbrëmje për votimin e mundshëm të një mocion besimi që mund të rrëzojë qeverinë, ndërkohë që skenari për një zgjidhje alternative “antiSalvini” po riforcohet.

Të enjten e kaluar, ministri i Brendshëm dhe kreu i Legës (ekstremi i djathtë), Matteo Salvini, bëri një veprim të befasishëm duke prishur aleancën qeveritare me Lëvizjen Pesë Yjet (M5S, antisistem) pas 14 muajve në pushtet.

Përballë letargjisë së muajit gusht dhe qëndrimit dominues në sondazhe (36/38% të votave, 20 pikë më shumë se në pranverë 2018) pasi ka sulmuar për muaj të tërë partnerin qeveritar, ai mendon se është kryesues dhe e shikon veten në krye të vendit pas zgjedhjeve të parakohshme që kërkon të zhvillohen në muajin tetor.

Për t’ia arritur, Matteo Salvini synon të bëjë pakt me dy aleatët e vjetër të djathtë Forza Italia e Silvio Berlusconi dhe Vëllezërit e Italisë të Giorgia Meloni.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart