Sëmundja e rëndë e la të paralizuar, 2-vjeçari arrin të ecë përsëri - Gazeta Express
string(66) "semundja-e-rende-e-la-te-paralizuar-2-vjecari-arrin-te-ece-perseri"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2021 10:24

Sëmundja e rëndë e la të paralizuar, 2-vjeçari arrin të ecë përsëri

Lajme

Gazeta Express

04/03/2021 10:24

Një djalë 2-vjeçar prej kohësh po luftonte me një sëmundje e cila e la të paralizuar, ka rifituar aftësinë e tij për të ecur.

Ai u diagnostifikua me një çrregullim neurologjik që prek nervat e palcës kurrizore.

Lexo Edhe:

Prindërit e tij  Dustin Bridgeman dhe Sarah Newell nga New Castle, Pennsylvania, thanë për “Good Morning America” ​​se Alaric kishte lëvizshmëri, megjithatë po ankohej për një muskul në shpinë.

Një ditë pas vizitave të zhvilluara në spital  vogëlushi nuk mund të ngrihej në këmbë ose të lëvizte krahët.

Prindërit e vogëlushit tregojnë tmerrin që përjetuan në momentin kur ata morën vesh që  djali i tyre nuk po ecte më.

“Do të duhet ta them se nga e gjithë jeta ime kjo është hera e parë kur unë u ndjeva e humbur. Të dy ne, ishim të humbur. Nuk dinim çfarë të bënim.”- tha i ati i tij.

Alaric mori trajtime steroide dhe plazmatike gjithashtu filloi dhe terapinë fizike.

“Mjekët thanë se ata nuk mund të jepnin një përgjigje nëse ai do të ecte apo jo dhe [nuk] do të thoshte se ai do të paralizohej pjesën tjetër të jetës së tij.“-  shton i ati.

Bridgeman tha se terapia fizike ishte një sfidë në fillim, por çdo ditë, pak nga pak, Alaric përmirësohej.