Selmanaj godet Ahmetin e Limajn: U shpallën antikushtetues edhe akrabatë e tyre


Gazeta Express
27 Qershor 2019 14:58

Gjykata Kushtetuese e Kosovës përmes një aktgjykimi e ka shpallur ekipin negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë antikushtetues.

Pas këtij vendimi ka reaguar deputeti i opozitës, Driton Selmanaj.

Rastin në Gjykatën Kushtetuese e kishin parashtruar deputetët Driton Selmanaj, Albulena Haxhiu dhe 30 deputetë të tjerë.

Deputeti i LDK-së përmes Facebook-ut ka thënë se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese ishte i pritshëm.

“Gjykata Kushtetuese e shpall jokushtetues Ligjin për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror. Me këtë e shpallë jokushtetues edhe Ekipin e Shpendit&Fatmirit me akrabatë e tyre”

Selmanaj e ka quajtur Delegacionin Shtetëror për bisedime me Serbinë të kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti si Ekip Turistik.

“Ju kemi thënë herët, Ekipi Turistik nuk mund të bëhet assesi Delegacion Shtetëror. Për vendime shtetërore duhen burrështetas. Shteti nuk bëhet me aventurier”, ka shkruar Selmanaj. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart