Selmanaj i quan diskriminuese masat e qeverisë kundër koronavirusit - Gazeta Express
string(67) "selmanaj-i-quan-diskriminuese-masat-e-qeverise-kunder-koronavirusit"

Selmanaj i quan diskriminuese masat e qeverisë kundër koronavirusit

Gazeta Express

14/04/2020 21:52

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se qeveria në detyrë i ka diskriminuar disa kategori të punëtoreve dhe sektorin privat.

“Qeveria iu jep rritje të pagave atyre që ballafaqohen me patcientët e koronavirusit, por ua mohon këtë rritje shoferit të ambulancës, pastruesve dhe kategorive të tjera që ballafaqohen me rrezikun e virusit”, është shprehur Slemanaj.

Lexo Edhe:

Deputeti tha se “Masat e tilla të propozuara janë diskriminuese”.

Tutje, deputeti tha se LDK’ja nuk e ka mision ta thirrë diasporën që ta mbajë shtetin.

“LDK’ja nuk e ka mision ta thirrë diasporën që ta mbajë shtetin. Deri sot e ka mbajtur diaspora gjendejn ekonomiko-sociale”.

“Shteti nuk mbahet me vitra dhe lëmoshë”, shtoi Selmanaj.