Selmanaj: Dëgjova se në burgun e Dubravës po u duhet të presin nga 10 ditë për t’u pastruar - Gazeta Express
string(89) "selmanaj-degjova-se-ne-burgun-e-dubraves-po-u-duhet-te-presin-nga-10-dite-per-tu-pastruar"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2024 15:08

Selmanaj: Dëgjova se në burgun e Dubravës po u duhet të presin nga 10 ditë për t’u pastruar

Lajme

Gazeta Express

07/05/2024 15:08

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se ka dëgjuar se në Burgun e Dubravës, të burgosurve po u duhet të presin deri në 10 ditë për t’u pastruar, raporton Express.

Këtë deklaratë, ai e dha në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, ku deputetët biseduan për një seri vizitash që do t’i bëjnë nëpër disa agjenci dhe institucione në Kosovë, që bien në fushëveprim të këtij Komisioni.

Lexo Edhe:

“Por mendoj që është shumë mirë me shku me i pa nga afër, qysh kemi shku në Danimarkë dhe kemi hy edhe në dhoma të burgosurve, me i pa kushtet fizike edhe mundemi me folë me najkan vetëm për ushqim e kështu. Se dëgjova që për shembull në burgun e Dubravës ka me 10 ditë ndoshta që nuk munden me e shfrytëzu banjon për pastrim, deri aty ka shku. Ose dikush ka privilegje që mundet çdo ditë, po pjesa tjetër 10 ditë duhet me pritë”, tha Selmanaj.