Selimi thotë se do ta sjelli Milanin me 10 gusht në Prishtinë


Gazeta Express
20 Qershor 2019 0:49

Gjiganti italian, AC Milan, po vije në Kosovë dhe tashmë kjo është diçka e vërtetë. Dje, në mediat e Kosovës kishte raportime për ardhjen e shtatë herë kampionit të Evropës, e kjo tanimë është e konfirmuar

E vërteta e cila ende nuk dihet është se kush do të jetë kundërshtari i Milanit. Dje u tha se do të jetë kampioni i Kosovës, Feronikeli, mirëpo një gjë e tillë ende nuk është e konfirmuar.

Madje, Milani nuk ka pasur ndonjë ftesë nga asnjë skuadër e Kosovës, por njeriu i cili do e organizojë këtë ndeshje është Agron Selimi, i cili ka zbuluar detaje të reja.

“Milani do të vije në Kosovë më 10 gusht dhe kjo tashmë është zyrtare. Kundërshtari ende nuk dihet, por do të mësohet në javën e ardhshme”, citohet ti këtë thënë ai Gazetës Metro.

“Milani vjen me komplet stafin dhe ekipin e parë” – tha Selimi, duke konfirmuar kështu se yjet e Milanit do të jenë prezent dhe fansat e shumtë të tyre do ta kenë rastin t’i shohin prej se afërmi.

Selimi gjithashtu tha se kjo ndeshje po organizohet falë kontakteve të tija rreth botës dhe se tani për tani është në bisedime vetëm edhe për disa detaje.

Një gjë është e sigurtë; Milani më 10 gusht do të jetë prezent në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Te fundit


Kthehu lart