Selimi: S’ka trimëri as burrëri me koronavirus - Gazeta Express
string(44) "selimi-ska-trimeri-as-burreri-me-koronavirus"

Selimi: S’ka trimëri as burrëri me koronavirus

Gazeta Express

09/04/2020 20:22

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka porositur qytetarët e Kosovës që të tregohen të kujdesshëm gjatë kohës me koronavirus dhe të mos shesin trimëri.

Ai thotë se kur shumica e qytetarëve të vendit po tregojnë nivel të lartë të përgjegjësisë me respektimin e situatës së pandemisë, kur qeveria, mjekët, policët dhe mekanizmat e tjerë shëndetësorë po bëjnë të pamundurën për t’u përballur me këtë virus që e ka pushtuar botën, po dëgjon burra që po i shesin trimëri virusit: “S’ka pasur cka më bën plumbi në lë uftë e s’ka cka më bën as koronavirusi mua…”.

Lexo Edhe:

“Nuk ka trimëri as burrëri me koronavirusin! Trimërinë duhet ruajtur aty ku e ka vendin. Të përdorim maska e doreza, t’i pastrojmë duart e ambientin, ta ruajmë veten e mbrojmë njerëzit që i kemi pranë. Të mbajmë distancë kur duhet patjetër të dalim nga shtëpitë e të qëndrojmë në shtëpi kur nuk ka arsye të fortë për të dalë!… Trimëri është ta mbrosh jetën e jo ta sfidosh atë”, shkruan Selimi në Facebook.