Selimi: Nuk kishim mundësi të u ndihmonim Jasharëve, as nga Prekazi


Gazeta Express
20 Gusht 2019 21:35

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është i ftuar sonte në emisionin Pressing në T7.

Selimi ndër të tjera në këtë emision foli edhe për sulmin mbi shtëpinë e Jasharëve nga forcat serbe.

Ai tha se ndërhyrja ishte shumë e planifikuar nga forcat serbe. Ata pamundësuan ndërhyrjen për të ndihmuar familjen e tyre.

“Lufta filloi 5 mars. Dhe aty ku i zuri luftëtarët lufta aty u detyruan të luftonin”, tregon Selimi.

“Ndërhyrja ishte e atillë sa që nuk kishim mundësi të u ndihmonim Jasharëve nga fshatrat për rreth, madje as nga lagjet afër”./Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart