Selimi: Kushtetuta ndryshohet vetëm për bashkim me Shqipërinë - Gazeta Express
string(60) "selimi-kushtetuta-ndryshohet-vetem-per-bashkim-me-shqiperine"

Gazeta Express

21/10/2020 19:20

Selimi: Kushtetuta ndryshohet vetëm për bashkim me Shqipërinë

Gazeta Express

21/10/2020 19:20

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka prezantuar si propozues tekstin e ftesës për interpelancë të Kryeministrit Avdullah Hoti rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ndër të tjera, Selimi duke iu referuar fjalimit të Dërguarit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, kur tha se Kushtetuta nuk është Bibël dhe mund të ndryshohet ai ka bërë një propozim tjetër, me të cilin Vetëvendosje njihet.

Lexo Edhe:

“E vërtetë që Kushtetuta nuk është as Bibël as Kuran. Nëse duhet ta ndryshojmë atëherë ta ndryshojmë nenin 1.3 për njohje të së drejtës për bashkim të Kosovës me Shqipërinë dhe jo për ta gjymtuar republikën tonë”, është shprehur Selimi.

“Zoti Hoti po të drejtohen si njeri i urtë. Keni urtësinë dhe bëni diçka që do të mbahet mend shkëputuni nga veprimet e mëhershme të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës të cilët herë bashkë e herë veç e veç ia sollën Kosovës marrëveshjen e keqe për Asociacionin”.