Selimi konfirmon se së bashku me ministren Haradinaj vizitojnë Preshevën - Gazeta Express
string(72) "selimi-konfirmon-se-se-bashku-me-ministren-haradinaj-vizitojne-presheven"

Gazeta Express

07/07/2020 14:25

Selimi konfirmon se së bashku me ministren Haradinaj vizitojnë Preshevën

Gazeta Express

07/07/2020 14:25

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi ka konfirmuar se do ta vizitojë Luginën e Preshevës, për të parë nga afër problemet që i preokupojnë banorët atje.

Madje tha ai se kjo vizitë cilësohet si siguri për ata, duke shtuar se kanë bërë edhe kërkesë për vizitë te autoritet serbe.

Lexo Edhe:

“Do të vizitojmë komunën e Preshevës do ta vizitojmë me ministren e Punëve të Jashtme. Besoj shumë shpejt dhe unë do të jem pjesë e delegacionit”.

“Do të shohim problemet e qytetarëve lidhur me ekonominë, politikën, kulturën bizneset. Kjo do të jetë siguri për qytetarët”, tha ai derisa shtoi se kanë bërë kërkesë të autoritetet serbe.