Selimi: Do të shfrytëzojmë të gjitha mjetet për ta liruar nga akuzat dhe për ta kthyer në Kosovë Nezir Mehmetajn - Gazeta Express
string(159) "selimi-do-te%cc%88-shfryte%cc%88zojme%cc%88-te%cc%88-gjitha-mjetet-pe%cc%88r-ta-liruar-nga-akuzat-dhe-pe%cc%88r-ta-kthyer-ne%cc%88-kosove%cc%88-nezir-mehmetajn"

Selimi: Do të shfrytëzojmë të gjitha mjetet për ta liruar nga akuzat dhe për ta kthyer në Kosovë Nezir Mehmetajn

Gazeta Express

02/07/2020 13:44

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria e Serbisë për krime lufte kundër shtetasit të Republikës së Kosovës, Nezir Mehmetajt.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selimi ka thënë se do t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet juridike dhe diplomatike për ta bërë të mundur lirimin e Mehmetaj nga akuzat dhe kthimin e shpejtë të tij në Kosovë.

Lexo Edhe:

“I shqetësuar me mbajtjen në paraburgim tash e gjashtë muaj dhe ngritjen e aktakuzës ditën e djeshme nga Prokuroria e Serbisë për krime lufte kundër shtetasit të Republikës së Kosovës, Nezir Mehmetajt, kam pritur sot në takim vëllaun e tij, Agronin. E sigurova se do t’i shfrytëzojmë dhe shterojmë të gjitha mjetet juridike dhe diplomatike që janë në dorën tonë, për ta bërë të mundur lirimin e shtetasit tonë nga akuzat dhe kthimin e shpejtë në Kosovë”, ka shkruar Selimi./Express