Sela: Zaev asesi nuk mund të largohet nga mendësia e tij mesjetare! - Gazeta Express
string(65) "sela-zaev-asesi-nuk-mund-te-largohet-nga-mendesia-e-tij-mesjetare"

Ballina

Gazeta Express

23/09/2021 14:29

Sela: Zaev asesi nuk mund të largohet nga mendësia e tij mesjetare!

Ballina

Gazeta Express

23/09/2021 14:29

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një dalje për media, u pyet edhe për procesin e regjistrimit. Thotë se është shumë e nevojshme që të dihet numri real, duke shtuar se ligji është decid, ligji numrin e përgjithshëm të popullatës e quan shumën ndërmjet popullatës rezidente dhe jorezidente. Mes tjerash, Sela duke folur për regjistrimin thumboi edhe kryeministrin Zaev.

“Skandaloze më duken deklaratat e kryeministrit Zaevit i cili asesi që të largohet nga mendësia e vet mesjetare. Ai mendon që është sundues. Sepse në mesjetë nga sunduesi vareshin të drejtat e qytetarëve. Sot jetojmë në shekullin 21 dhe nuk duhet të varen të drejtat kolektive të një populli nga dëshira e mirë ose e keqe e ndonjë sunduesi. Por kjo vjen rezultat i përkrahjes të programeve dhe platformave që legjitimohen me votë dhe legjitimohen në Parlament. Ne nuk kemi nevoj dikush të na tregoj përralla, ne e kemi shumë të nevojshme që të dimë numrin real, ligji është decid, ligji numër të përgjithshëm të popullatës e quan shumën ndërmjet popullatës rezidente dhe jorezidente dhe realisht edhe kështu është”, tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Lexo Edhe: