Kryetari shqiptar i Kuvendit nuk u zgjodh me koncensualitet, por me sakrificë!


Gazeta Express
14 Prill 2019 11:37

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela nga tubimi në Gostivar i është përgjigjur BDI-së se kryetari i Kuvendit nuk është zgjedhur me koncensus, por me sakrificë.

“Jo Izet Mexhiti, kryetari i parë shqiptar i Parlamentit nuk është zgjedhur me konsensualitet. Ti nuk mund ta dish, se si sepse nuk ke qenë! Nuk e di as kryetari yt, sepse as Ali Ahmeti nuk ka qenë aty. Nuk është zgjedh me koncensus, por me sakrificë”, theksoi Sela.

Sipas t ij, “konsensualiteti” i BDI dhe i LSDM është i rrejshëm dhe bëhet për të mbuluar afera të ndryshme korruptive, dhe jo për BE dhe NATO.

Ai kujtoj opinionin afërën milona euro në Fondin Pensional ku duket se LSDM dhe BDI kanë rra në ujdi për këtë krim. Sela tha se i ashtuquajturi koncept i kësaj qeverisje qëndron në ujdinë e përbashkët për ti amnistuar përgjegjësit dhe porositësit e 27 Prillit. Sela poashtu tha se ujdia e konceptit te rrejshëm qëndron edhe për ta amnistuar Trajko Veljanovskin, duke e shpëtuar atë bashke LSDM, BDI dhe VMRO ta shpëtojnë nga burgu. Ai ka thënë se fitore për kandidatin tonë është qoftë edhe një votē shqiptare për Blerim Rekën dhe ka thënë se votë e humbur është çdo votë shqiptare për kandidatin e LSDM Stevo Pendarovskin./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart