Sela: Ka gjasa për bashkim të partive shqiptare pa BDI’në


Gazeta Express
20 Nëntor 2019 21:58

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni të Veriut se partitë shqiptare ka gjasa të bashkohen në zgjedhjet tjera, por pa BDI’në.

“Ka gjasa për bashkim të partive shqiptare pa BDI’në”, ka thënë Sela.

Sela thotë se për shkak se BDI ka qenë për një pjesë të madhe në pozitë së bashku me parti maqedone, ajo nuk meriton të qeverisë më dhe duhet të reflektojë.

“BDI që udhëhiqet nga Ali Ahmeti ka qenë në pozitë gjatë kohës kur ndodhnin skandale të shumta qeverisëse, dhe procese të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve”

Tutje Sela tha se nuk ka gjasë që subjekti i tij të bëjë koalicion me një parti maqedone para zgjedhjeve.

Për momentin në Maqedoni të veriut ka më shumë parti shqiptare se sa maqedone përkundër numri i banorëve shqiptarë është më i vogël se sa numri i banorëve maqedonë. Maqedonët kanë vetëm dy subjekte politike.  

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni të Veriut do të mbahen me 12 prill. /Express/

Te fundit


Kthehu lart