Sekuestrohet 6.1 kg ari në Pejë - Gazeta Express
string(31) "sekuestrohet-6-1-kg-ari-ne-peje"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2022 12:44

Sekuestrohet 6.1 kg ari në Pejë

Lajme

Gazeta Express

06/10/2022 12:44

Njësitë e Doganës kanë konfiskuar në Pejë rreth 2.5 kg ari pa mbulesë dokumetacioni.

Në vazhdimësi të rasti të dorëzuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë ku një qytetari ju gjetën sasi ari pa mbulesë dokumentare njësit e Doganës në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë vazhduar me kontrollimin në argjendarinë  në Pejë, nga ku dyshohet se ka rrjedhur shmangia e arit nga detyrimet doganore.

Lexo Edhe:

Njësitë e Doganës kanë ushtruar kontroll tek lokali i të dyshuarit, ku edhe tek i njejti  janë gjetur edhe 2.4 kg ari i përpunuar pa dokumentacion përcjelles

“Në konsultim me Prokurorinë është bërë kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të mallit dhe me pastaj me vazhdimin e procedurave të tjera penale. Në total është sekuestruar 6.1 kg ari i përpunuar”, njofton Dogana.