Seksologu kosovar flet për vdekjet e të moshuarve në motele - Gazeta Express
string(60) "seksologu-kosovar-flet-per-vdekjet-e-te-moshuarve-ne-motelee"

Seksologu kosovar flet për vdekjet e të moshuarve në motele

Gazeta Express

13/01/2020 11:32

Në mesditën e 8 janarit në një dhomë moteli në Gjilan ndërroi jetë një 72-vjeçar. Ai kishte shkuar aty me një vajzë 30-vjeçare. Por derisa i moshuari po kryente marrëdhënie seksuale me 30-vjeçaren ra pa shenja jete në dyshemenë e motelit ku ata po qëndronin. Por disa ditë pas, seksologu kosovar dr. Hajrullah Fejza për #Gjesi në T7, ka dhënë detaje rreth shkaktarëve të cilët mund të çojnë deri te vdekja e një personi gjatë marrëdhënieve seksuale.

Seksologu kosovar ka dhënë kritika edhe ndaj mjekëve të cilët, sipas tij, nuk i pyesin pacientët rreth nevojave të tyre seksuale.

Lexo Edhe:

“Nuk është e drejtë me ia mohu dikujt me pas marrëdhënie seksuale. Seksi fatkeqësisht është tabu edhe tek institucionet shëndetësore. Mjekët familjarë, kardiologët, po hezitojnë me iu ba pyetje të moshuarve rreth jetës së tyre seksuale. Një ekzaminim fare i thjeshtë, mund të parandalojë pasojat  që po ndodhin si pasojë e aktivitetit seksual”, thotë seksologu kosovar.

Ai thotë se mosha e përcakton mënyrën se di duhet bërë marrëdhënie seksuale me ndonjë person tjetër.

“Marrëdhënia seksuale, është aktivitet fizik. Çdo person që ka pengesa kardiovaskulare mund të ketë pasoja edhe pa përdor asnjë medikament. Duhet me diskutu me psikologun për mënyrën se si duhet bërë seks”, thotë ai.

Tutje, duke folur edhe rreth rastit së 72-vjeçarit që vdiq në një motel në Gjilan, seksologu kosovar ka dhënë edhe këshilla se si duhet përdorur viagra.

“Në media akuzohen shpeshherë për këto raste se është përdorur viagra. Si ilaç është shumë i sigurt nëse merret në mënyrën e drejtë. Shumica e personave shkojnë në barnatore e blejnë viagrën. E përdorin atë bari në mënyrë shumë tinëzare pa u konsultuar paraprakisht me farmacistin. Ky moskoordinim për konsumimin e viagrës mund të sjellë pasoja sikur këto që kanë ndodhur. Shumica e personave e marrin viagrën edhe nisen në vendin ku duan të performojnë seksualisht”, ka deklaruar seksologu Fejza. /Express/