Sekreti prapa infeksionit të bakterit E.coli


Gazeta Express
13 Prill 2019 10:23

Misteri prapa asaj se çka e ka shkaktuar krizën e infeksionit nga E. Coli nga e cila janë sëmurë 100 amerikanë në muajt e kaluar, më në fund është zgjidhur: Zyrtarët kanë treguar se kjo baktere është përhapur dhe është marrë nga mishi i bluar, transmeton Gazeta Express.

Në një deklaratë të lëshuar me 12 prill, nga Qendra pëe Kontrollim dhe Prandalim të Sëmundjeve, zyrtarët e saj kanë thënë se duke u bazuar në intervistat e njerëzve të prekur nga kjo baktere, evidencat preliminare sugjerojnë që mishi I bluar është shkaku i përhapjes së saj.

Si pasojë e këtij infeksioni, 109 njerëz janë sëmurë në gjashtë shtete të Amerikës. Prej tyre 17 persona janë hospitalizuar, mirëpo ende nuk është regjistruar asnjë vdekje.

Të gjithë njerëzit e sëmurë janë infektuar me një baktere që quajtur E.c oli 0103, e cila e shkakton një toksinë të quajtur Shiga, që shkatërron qelizat e kuqe të gjakur dhe mund të qojë në sidromin hemolytic uremic.

Sipas zyrtarëve, njerëzit duhet të kenë shumë kujdes në përdorimin e mishit të bluar. Simptomat e toksinës Shiga të prodhuar nga E. coli zakonisht fillojnë tri ditë pas ekspozimit ndaj këtij bakteri. Simptomat përfshijnë: diarre, dhimbje të stomakut dhe vjellje. Shumica e njerëzve shërohen Brenda një jave, mirëpo në disa raste sëmundja mund të përkeqësohet dhe të përfundojë në problem më serioze të shëndetit. /Gazeta Express.  

Te fundit


Kthehu lart