Sekretet e errëta të yjeve të pornografisë: Torturime, vetëvrasje, burg, si shkatërrohet jeta e tyre…


Gazeta Express
5 Shtator 2019 13:34

Dikur ajo ishte një prej femrave më të njohura në botën e pornografisë, ndërkohë sot ka shokuar botën. Ish ylli i pornografisë fle në tunelet me minj në Las Vegas, por duket se është përshtatur mjaft mirë.

37-vjeçarja e pastrehë ka rrëfyer jetën e saj të vështirë dhe kërcënimet e vrasjet që po prekin yjet e pornografisë. Por jeta e tyre nuk është aspak e lehtë, pavarësisht fitime të shumta.

August Ames vrau veten në moshën në 23 vjeçare, ndërsa Mia Khalifa u përball me kërcënime me vdekje nga ISIS, ndërkohë Janine Lindemulder përfundoi pas hekurave.

23-vjeçarja Ames ishte një prej pornostareve më të kërkuara dhe e nisi karrierën e saj në vitin 2013.

Në pak kohë, ajo arriti të fitonte mijëra paund, por duket se jeta e saj nuk ishte aspak e lehtë. Në vitin 2017, ajo u vetëvra.

Një tjetër ylli i pornografisë, Mia Kalifa është përballur me kërcënime të shumta për vdekje, pasi pozoi nudo dhe me hijab në kokë.

Së fundmi, Jenni Lee, emri i vërtetë i të cilës është Stephanie Sadorra, u zbulua se banonte në tunelet pranë klubit të striptisteve.

37-vjeçarja u intervistua nga një gazetar që po realizonte një dokumentar për njerëzit e pastrehë.

Stephanie, e cila mezi njihej nga ditët kur ishte pjesë e industrisë për të rritur, zbuloi vetë se në kaluarën ka qenë yll pornografik.

“Unë kam qenë shumë e famshme. Isha shumë seksi”, tha ajo. Nuk dihet se si përfundoi duke mbetur e pastrehë dhe duke jetuar në tunele, por insiston se jeta atje nuk është aq e keqe.

Te fundit


Kthehu lart