Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme në klipin e Alban Skënderajt, reagon këngëtari: Ç’të keqe ka? - Gazeta Express
string(109) "sekretarja-e-pergjithshme-e-ministrise-se-brendshme-ne-klipin-e-alban-skenderajt-reagon-kengetari-cte-keqe-ka"

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme në klipin e Alban Skënderajt, reagon këngëtari: Ç’të keqe ka?

Gazeta Express

21/09/2020 13:26

Elena Pici u emërua sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Brendshme javën e shkuar e menjëherë u vendos në vëmendje të mediave. Këto të fundit risollën në kujtesë klipin e këngës “Mirëmëngjes”, të Alban Skënderajt, ku Elena ka qenë protagoniste. 

Pas këtyre lajmeve Albani ka reaguar me një postim në Instastory ku i del në mbrojtje vajzës dhe shkruan se është absurde dhe demotivuese për të rinjtë që të gjykohen nga puna që kanë bërë më parë.

Lexo Edhe:

Ndër të tjera, këngëtari sjell edhe shembuj të huaj, sesi persona me karriera artistike kanë arritur që të bëhen pjesë e botës politike. 

Postimi i plotë: “Më ranë dhe mua në sy titujt e disa portaleve që përshkruajnë një vajzë të repesktuar, Elena Pici, e cila “nga kamariere në klipin tim ka arritur të marrë një post të rëndësishëm publik.” Është fakt që titujt e disa portaleve tashmë njerëzit i marrin gjithmonë e më pak serizoisht por për vetë fajin e tyre, pra të portaleve. Megjithatë në këtë rast është absurde do thoja dhe demotivuese për çdo kënd e sidomos të rinjtë, e përshkruar si diçka denigreuese. Ç’të keqe ka në parim të aktrosh në klip, 18 vjeç, në një rol kryesor dhe aq më tepër në një klip artistik, familjar, të një kënge të vlerësuar, dëgjuar dhe respektuar nga të gjitha moshat. Aktore e jo vetëm janë bërë kryeministra e presidentë në shtete shumë më të zhvilluar se ky i joni. Personi në fjalë, këto 10 vite distancë mund të ketë studiuar, punuar e sakrifikuar për t’u rritur në profesionin e tij! Unë nuk e njoh personalisht por patjetër që ka mbështetjen time, megjithatë më shumë akoma më shqetëson ky mentalitet në një vend ku ka halle shumë më thelbësore”.