Sekretari i OVL UÇK’së: Ambasadat vazhdimisht i kanë kundërshtuar të gjitha ligjet për UÇK’në - Gazeta Express
string(90) "sekretari-i-ovl-uckse-ambasadat-vazhdimisht-i-kane-kundershtuar-te-gjitha-ligjet-per-uckne"

Gazeta Express

10/08/2020 21:43

Sekretari i OVL UÇK’së: Ambasadat vazhdimisht i kanë kundërshtuar të gjitha ligjet për UÇK’në

Gazeta Express

10/08/2020 21:43

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka thënë se UÇK-ja ka bërë shtetin dhe sipas tij shteti ka obligim t’i mbrojë ish-ushtarët e UÇK-së.

Klinaku ka thënë se çdo shtet ka ligjet për mbrojtjen e vlerave të luftërave të tyre.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nuk i pengon dëshmitarët pasi sipas tij Gjykata Speciale është e formuar nga Kosova.

“Ambasadori amerikan duhet ta dijë se edhe Amerika ka ligj për veteranët e luftës. Ambasadori tha se ligji është edhe i kushtueshëm. Kjo nuk është e vërtet. Pos muzeut të luftës asnjë shpenzim tjetër me këtë ligj nuk do të bëhet”, tha ai në RTV Dukagjin.

Klinaku thotë se kanë hasur shumë vështirësi për të gjitha ligjet që janë miratuar në favor të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Unë jam sekretar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së nga viti 2000. Ambasadat të gjitha ligjet për UÇK-në i kanë kundërshtuar”, tha ndër të tjera Faton Klinaku.