Sekretari i LDK'së e denoncon një mashtrues se bëri propagandë me libreza partiake - Gazeta Express
string(81) "sekretari-i-ldkse-e-denoncon-nje-mashtrues-se-beri-propagande-me-libreza-partiake"

Gazeta Express

28/03/2020 22:36

Sekretari i LDK’së e denoncon një mashtrues se bëri propagandë me libreza partiake

Gazeta Express

28/03/2020 22:36

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, përmes një shkrimi ka denoncuar publikisht, sipas tij, një mashtrues që ka bërë propagandë me librezat e LDK’së.

Abrashi thotë se një llogari në Facebook me emrin Shefqet Rexha, ka gënjyer kinse 200 libreza të LDK’së do t’i kthehen LDK’së në shenjë pakënaqësie rreth zhvillimeve politike në Kosovë.

Lexo Edhe:

“Sot në funksion të propagandës, ky Shefqeti, gënjeu se kinse 200 libreza të LDK-së do t’i kthejnë si rezultat i paknaqësisë me LDK-në në Prishtine”, shkruan Abrashi.

Sekretari i LDK’së njofton se ka kontaktuar degën e tyre në Gjermani dhe është vërtetuar se në Magdeburg të Gjermanisë, nuk kanë fare degë dhe librezat janë të falsifikuara. Tutje, Abrashi premtoi padi ndaj këtij personi.

“Pas kësaj informate, kontaktova degën e LDK-së në Gjermani. Pasi vërtetuam se në Magdeburg nuk kemi nëndegë, pasi librezat ishin të falsifikuara, pasi personi ne fjalë kishte bërë paraqitje të rrejshme, e kontaktuam dhe filluam përgatitjet për padi”, shkroi Sekretari i LDK’së, Arban Abrashi.

Gjithashtu, Abrashi njofton se personi ka fshirë postimin të cilin e kanë shpërndarë dhe pëlqyer shumë aktivistë të VV’së. Abrashi nuk hezitoi ta vlerësojë këtë gjest si propagandë.

“Ama, ashtu si frikacat, e fshiu postimin, i cili kishte pëlqime e share me shumicë, nga aktivistët e VV-së. Eh, miq kjo është propaganda e popullizmi, i cili nuk i duhet Kosovës. Shteti ligjor në Gjermani për merak; duhet edhe këtu!”, përfundon Abrashi.