Sekretari Gjeneral i Federatës Evropiane të gazetarëve i bën thirrje Kurtit që t’i dënojë sulmet ndaj gazetarëve - Gazeta Express
string(114) "sekretari-gjeneral-i-federates-evropiane-te-gazetareve-i-ben-thirrje-kurtit-qe-ti-denoje-sulmet-ndaj-gazetareve-ge"

Sekretari Gjeneral i Federatës Evropiane të gazetarëve i bën thirrje Kurtit që t’i dënojë sulmet ndaj gazetarëve

Gazeta Express

09/04/2020 19:27

Sekretari Gjeneradl i Federatës Evropiane të gazetarëve, Ricardo Gutierrez, i ka bërë thirrje kryeminsitrit në detyrë të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që të ndalë sulmet ndaj gazetarëve.

“Gazetarët Berat Buzhala dhe Parim Olluri janë linçuar në Kosovë! I bëj thirrje kryeminsitrit Albin Kurti që të dënojë këto sulme”, ka shkruar Gutierrez në Twitter.

Lexo Edhe:

Po ashtu, organizata tjera ndërkombëtare për mbrojtje të gazetarëve kanë reaguar rreth sulmit ndaj gazetarëve.

Qebdra Europiane për Liri të Medieve dhe Shtypit ka reaguar për rastin e njëjtë.

‘’Ne përkrahim Gazetarët pa kufi për dënimin e përpjekjeve për linçim ndaj gazetarëve Berat Buzhala dhe Parim Olluri në Facebook dhe bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të distancoj partinë e tij nga kjo qasje e papranueshme ndaj gazetarëve’’, thuhet në komunikatë. /Express/

Kujtojmë se anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Ferraj, ka bërë linçime drejtuar gazetarit Berat Buzhala dhe Parim Olluri, duke thënë se këta të fundit janë pjesë e lobit rus, bashkë me një numër të politikanëve.

“Kthimin e pjesshëm ose të plotë të Kosovës nën Serbinë lobi serbo-rus në SHBA, me përfaqësuesin e vet më të pushtetshëm Richard Grenell, duhet ta bëj pa armë. Këtë mund ta realizoj vetëm me lobistët serbo-rus brenda Kosovës, ndër me të zëshmit deri tani: Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Berat Buzhla, Parim Olluri, dhe gjithë media që lobon pro tyre”, kishte shkruar Ferraj./Express/