Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në Afrikën e Jugut - Gazeta Express
string(55) "sekretari-amerikan-i-shtetit-mberrin-ne-afriken-e-jugut"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2022 22:36

Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në Afrikën e Jugut

Lajme

Gazeta Express

07/08/2022 22:36

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti të dielën në Afrikën e Jugut, çka shënoi fazën e parë të turneut të tij në tre vende afrikane.

Krahas Afrikës së Jugut, zoti Blinken do të vizitojë gjithashtu edhe Republikën Demokratike të Kongos si dhe Ruandën.

Lexo Edhe:

Zoti Blinken pritet të mbajë një fjalim në Afrikën e Jugut të hënën lidhur me strategjinë e SHBA-ve ndaj Afrikës nën-Sahariane. Ndryshimet klimatike, tregtia, shëndeti dhe pasiguria ushqimore do të jenë tema të diskutimit.

Në Republikën Demokratike të Kongos, zyrtarët e Departamentit të Shtetit thonë se zoti Blinken do të punojë për të ulur tensionet mes Kongos dhe Ruandës. Kongo ka akuzuar fqinjin e saj për mbështetje të grupit të armatosur M23, një akuzë që Kigali e ka hedhur poshtë.

Sipas Departamentit të Shtetit gjatë vizitës në Ruandë, zoti Blinken do të ngrejë çështjen e “ndalimit të padrejtë” të banorit të përhershëm të SHBA-ve, Paul Rusesabagina. Veprimet e zotit Rusesabagina ndihmuan në shpëtimin e qindra jetëve gjatë gjenocidit të vitit 1994 dhe frymëzuan filmin Hotel Ruanda.

Vizita e zotit Blinken vjen vetëm disa ditë pasi diplomati i lartë rus, Sergey Lavrov, përfundoi turneun e tij në kontinent, ku i doli në mbrotje sulmit rus në Ukrainë dhe fajësoi sanksionet perëndimore për rritjen e kostos së karburantit dhe çmimit të produkteve ushqimore në Afrikë. Por Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar sulmin rus për rritjen e çmimeve.

Analistët politikë thonë se Afrika është kthyer sërish në një fushë beteje për ndikim dhe ideologji ndërsa kanë kaluar dekada nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Ky është udhëtimi i dytë i zotit Blinken në Afrikë në cilësinë e sekretarit të Shteti. Ai vizitoi në nëntor të vitit të shkoi Nigerinë, Senegalin dhe Kenian. /Zëri i Amerikës