Sekretari Amerikan i Mbrojtjes letër ngushëllimi për vdekjen e nëntetare Hasanajt dhe major Tanushit


Gazeta Express
15 Maj 2019 20:19

Sekretari i Mbrotjes së SHBA-ve Patrick Shanahan ka dërguar një letër ngushëllimi për humbjen tragjike të dy ushtarakëve shqiptarë në incidentin që ndodhi në bazën e NATO-s në Letoni javën e kaluar.

E teksa këtë të mërkurë në atdhe erdhi trupi i pajetë e major Tanushit, Shanahan i ka dërguar këtë letër Ministres së Mbrojtjes:

“Pranoni ngushëllimet e mia të thella për vdekjen tragjike të nëntetare Hasanajt dhe major Tanushit. Mbajmë zi për humbjen e tyre dhe ndajmë dhimbjen me Shqipërinë. Humbja e tyre, një kujtesë e dhimbshme për  rrezikun me të cilin përballen ushtarët tanë ndërsa mbrojnë lirinë. Ngushëllimet më të thella familjeve të Nëntetares Hasanaj dhe Major Tanushit. I urojmë shërim të shpejtë Rreshter Kapajt. Vlerësojmë aleancën tuaj dhe nderojmë kujtimin e heronjve tuaj të rënë.” thuhet në mesazhin e Patrick Shanahan.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart