Sejdiu: Ora policore për Komunën e Zhelinës është jokorrekte - Gazeta Express
string(59) "sejdiu-ora-policore-per-komunen-e-zhelines-eshte-jokorrekte"

Gazeta Express

03/06/2020 20:13

Sejdiu: Ora policore për Komunën e Zhelinës është jokorrekte

Gazeta Express

03/06/2020 20:13

Kryetari i komunës së Zhelinës ka reaguar sot ndaj vendimit të Qeverisë për rikthimin e orës policore, ai ka shkruar në profilin e tij ne Facebook se është jo korekte rikthimi i orës policore në Komunen e Zhelinës edhe pse Komuna e Zhelinës nuk ka shënuar asnjë rast me Covid-19, përsëri trajtohet njëjtë me komunat tjera ku numri i personave me Covid19 është në rritje.

Shkrimi i plotë

Lexo Edhe:

”Është jokorrekte ora policore edhe për Komunën e Zhelinës.Bazuar në numrin gjithnjë në rritje të të infektuarve me Covid-19 (sot 101), Qeveria sot vendosi për rikthimin e orës policore në disa qytete të vendit ku numri i të infektuarëve është më i madh, në komunat: Shkup, Haraqinë, Sopishtë, Tetovë, Tearcë, Zhelinë, Bogovinë, Bërvenicë, Jegunovcë, Kumanovë, Likovë, dhe Shtip. Ora policore do të aplikohet nga dita e Enjte në ora 21:00 deri ditën e Hënë ora 05:00.Komuna e Zhelinës vlerëson se ky vendim nga Ministria e punëve të brendshme është jo i drejtë. Edhe pse Komuna e Zhelinës nuk ka shënuar asnjë rast me Covid-19, përsëri trajtohet njëjtë me komunat tjera ku numri i personave me Covid19 është në rritje”.