Seancën e ardhshme të Kuvendit Arta Toçi bëhet zyrtarisht deputete e tretë e Aleancës për Shqiptarët


Gazeta Express
10 Korrik 2019 21:01

Kuvendi nuk ka konfirmuar sot mandatin e deputetes së Aleancës për Shqiptaret, Arta Toçi.

Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, njoftuan se e kanë marrë njoftimin nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve se Toçi ka pranuar të marrë pjesën e mbetur të mandatit si deputete.

Por mandate i Toçit do të konfirmohet në seancën e radhës së Kuvendit.

Në seancën e radhës, kuvendi do të konfirmojë edhe mandatin e Aleksandra Cvetkovska, e cila mandatin e deputetit e merr në vend të Goran Mielvskit i cili u emërua ministër i Pushtetit lokal.

Te fundit


Kthehu lart