Seancë gjyqësore për rastin “Monstra”


load
Gazeta Express
4 Nëntor 2019 8:56

Në Gjykatën Penale të Shkupit (GJPSH), sot pritet të vazhdojë procesi gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës, më 12 prill të vitit 2012. Rasti “Monstra”, në GJPSH është në fazë të publikimit të SMS-porosive dhe transkriptave tjera, të propozuar si dëshmi shtesë nga ana e prokurorisë.

Këtë lëndë e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa si përfaqësues të aktakuzës janë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi shtatë vite më parë, ku u vranë të rinjtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Acovski dhe Aleksandar Naqevski, gjegjësisht peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Halil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi e Haki Aziri, si dhe Sami Luta.

Ndërkohë, Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut në vitin 2017 i shfuqizoi këto vendime, dhe i liroi nga paraburgimi të akuzuarit e apostrofuar. Të njëjtëve brenda kohë ju shqiptoi masa të kujdesit se nuk guxojnë të largohen nga vendbanimi (qyteti). Pas këtij vendimi të Gjykatës Supreme, lëndën e mori përsipër ta përfaqëson ish-Prokuroria Speciale Publike. Ndërsa, më herët hetimet për këtë vepër i zhvilloi Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion.

Te fundit


Kthehu lart