Seancë e re për rastin "Talir" - Gazeta Express
string(30) "seance-e-re-per-rastin-talir-2"

Gazeta Express

13/12/2019 11:08

Seancë e re për rastin “Talir”

Gazeta Express

13/12/2019 11:08

Në Gjykatën Penale Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Talir”, e cila ka të bëjë për financimin të paligjshëm të partisë VMRO-DPMNE.

Seanca paraprake më 5 nëntor u anulua për shkak të mosprezencës së deputetit Ilija Dimovski. Gjykatësi Osman Shabani, atëherë tha se Dimovski nuk e ka njoftuar gjykatën pse nuk do të marrë pjesë. Këtë e vlerësoi si mosrespektim të gjykatës dhe paralajmëroi se këtë më nuk do ta lejojë.

Lexo Edhe:

Në seancën e sotme duhet të fillojë elaborimi i listave të propozuara me prova.

Përfaqësuese e aktakuzës është prokurorja Lençe Ristevska.
Seanca e parë për rastin “Talir” u zhvillua me 18 shkurt të këtij viti. Në rastin janë të akuzuar Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski dhe Mile Janakievski, të cilët ngarkohen për “keqpërdorim të autorizimeve dhe pozitës zyrtare” dhe “pastrim parash”, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska, të akuzuar për veprën penale “pastrim parash”.

Sipas aktakuzës, ata në mënyrë jashtëligjore kanë përfituar 4,6 milionë euro për partinë, dhe më pas kanë organizuar që këto të holla të paguhen në xhirollogari të partisë, përmes fletëpagesave në emër personave të ndryshëm.

Për të njëjtën vepër penale, si subjekt juridik me aktakuzë është përfshirë edhe VMRO-DPMNE-ja.