Seancë e re për rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Talir”


Gazeta Express
12 Qershor 2019 10:02

Gjykimi për rastin “Talir” e PSP-së, që ka të bëjë për financimin e paligjshëm të partisë së VMRO-DPMNE-së duhet të vazhdojë sot në Gjykatën Penale në Shkup.

Me kërkesë të palës mbrojtëse, seanca e kaluar ishte anuluar përshkak të mungesës së Prokurorit, leko Ristevski.

Në rastin “Talir” të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakievski të cilët ngarkohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit” si dhe “pastrim parave”, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristevski dhge Elizabeta Zingarovska akuzohen vetëm për veprën “Pastrim parave”. Për veprën e njëjtë, si subjekt juridik me aktakuzë është përfshirë edhe vetë partia VMRO-DPMNE-së.

Seanca e parë për rastin “Talir” është mbajtur më 18 shkurt të këtij viti, mirëpo i njëjti është anuluar për disa muaj me radhë dhe ende është në fazën e parë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart