Seancë e re gjyqësore për aksidentin në Laskarcë


load
Gazeta Express
18 Tetor 2019 10:15

Për rastin “Durmo Turs”, në lidhje me aksidentin në Llaskarcë ku mbetën të vdekur 16 persona, sot do të zhvillohet seancë gjyqësore në Gjykatën Penale në Shkup, njofton Portalb.mk.

Rastin e udhëheqë gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërkaq përfaqësues i aktakuzës është prokurori, Darko Jakimovski.

Të akuzuar janë 6 persona, dhe atë, pronari i kompanisë transportuese “Durmo Turs”Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski. Këta ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale.

Te fundit


Kthehu lart