Seanca të reja për “Titanik”, “Transportuesi” dhe “Tortura”


Gazeta Express
9 Tetor 2019 9:59

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët “Titanik”“Transportuesi” dhe “Tortura”, të cilat tash përfaqësohen nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP), pasi të njëjtat paraprakisht u morën nga Prokuroria Speciale Publike (PSP).

Lënda “Titanik” gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi, Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lile Stefanova njofton Portalb, përcjell Express.

Në “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski,  si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska. Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale grupim kriminel, shkelje të së drejtës votuese, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

Ndërkaq në lëndën “Transportuesi”, ish-kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski dhe edhe 20 persona të tjerë akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me transportin e organizuar të nxënësve në Manastir, me çka është bërë mashtrim në rreth 360.000 euro. Lënda gjendet në procedurë dëshmuese dhe e zhvillon gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Trajçe Pelivanov.

Gjykimi për mënyrën e arrestimit të Lube Boshkoskit në vitin 2011, “Tortura”, gjendet në procedurë dëshmuese dhe e zhvillon gjykatësja, Aleksandra Ristevska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lubomir Lale.

Në “Tortura”, së bashku me Sasho Mijalkovin akuzohen edhe ish-njeriu i parë i njësitit “Alfa”, Ivica Antevski-Puki dhe edhe pesë pjesëtarë të njësitit.

Te fundit


Kthehu lart