Seanca të reja për rastet e PSP-së: Total , Toplik dhe Tarifa


Gazeta Express
11 Korrik 2019 10:28

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët “Total” “Toplik” dhe “Tarifa” të Prokurorisë Speciale Publike”:

Lënda “Total” ka të bëjë me evazion fiskal nga ana e gazetari Dragan Pavlloviq-Latas. Ai dyshohet për fshehjen e tatimit si pronar dhe drejtues i
kompanive për marketing dhe shërbime për konsultime “Total” SHPKNJP Shkup, “Mediamaks” dhe “Total Media Qendra” SHPKNJP Shkup.

Pavloviq-Latas akuzohet se në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 së bashku me persona të tjerë juridikë në llogaritë përfundimtare dhe
fletëparaqitjet tatimore kanë dhënë të dhëna të falsifikuara. Personat juridikë kanë dëmtuar buxhetin shtetëror me 121 mijë euro, ndërsa Pavloviq për 63 mijë euro.

Në Gjykatë sot është caktuar seancë e re për lëndën “Toplik” i dyshuar është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, për shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit” në Sopishte edhe pesë persona të tjerë.

Sipas aktakuzës të PSP-së, i dyshuari i parë Janakieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve , në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka krijuar Komision për tenderë të cilit i ka urdhëruar të zgjedh ofertues për blerje dhe disponim me tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit elit “Qyteti i diellit” në Sopishte edhe pse kompania nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.

Në gjykatë sot duhet të mbahet seancë edhe për  lëndën “Tarifa” të akuzuar janë ish-drejtori i ELEM-it Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë. Ata dyshohen për blerje joligjore të sistemeve softverik për nevojat e kompanisë, në vlerë prej katër milionë euro.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin në procedurën për furnizim publik të softuerit – “ERP sistem”. Të akuzuarit me mosrealizimin e detyrës zyrtare kanë mundësuar që personi juridik – konsorciumi, i cili më vonë e ka fituar tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negocimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk ka dorëzuar dokumentacion të plotë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart