Seanca për votimin e Qeverisë Hoti, LDK-ja e dorëzon kërkesën në Kuvend - Gazeta Express
string(67) "seanca-per-votimin-e-qeverise-hoti-ldk-e-dorezon-kerkesen-ne-kuvend"

Gazeta Express

01/06/2020 15:17

Seanca për votimin e Qeverisë Hoti, LDK-ja e dorëzon kërkesën në Kuvend

Gazeta Express

01/06/2020 15:17

Lidhja Demokratike e Kosovës do të dorëzojë në Kuvend sot kërkesën për seancën ku pritet të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin, raporton Gazeta Express.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë për T7 se në orën 15:30 do të dorëzojnë në kryesi kërkesën për seancë.

Lexo Edhe:

Pas saj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të deklarohen para mediave.

LDK-ja kishte bërë të ditur se kërkesën për seancë ku do të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin, do ta dorëzojnë sapo të publikohet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për mandatarin. /Express/