Seanca për shpërndarjen, deputetët fillojnë të mblidhen në Kuvend


Gazeta Express
22 Gusht 2019 9:57

Kanë filluar të mblidhen në Kuvend të Kosovës deputetët për seancën e jashtëzakonshme ku do të votohet për shpërndarje, raporton Gazeta Express.

Deri më tani, siç raporton T7 janë parë duke hyrë Uran Ismaili dhe Abelard Tahiri nga PDK-ja, derisa tashmë në sallën e Kuvendit janë edhe deputetët e AAK-së.

Seanca e jashtëzakonshme për shpërndarje është paraparë të fillojë në orën 10:00, derisa do të diskutohet për dy pika të rendit të ditës.

Fillimisht votohet për marrëveshjen IPA, derisa si pikë e dytë e rendit të ditës është shpërndarja. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart