Seanca gjyqësore ndaj ish- Ministrit, Tahiri sulmon Etilda Gjonin: S’kam paguar 900 euro nata si ajo tjetra


Gazeta Express
10 Shtator 2019 14:51

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar pafajësinë sot në një seancë maratonë që është zhvilluar në gjykatën për Krimet e Rënda. Ish-ministri ka mbrojtur vetë veten, ku që prej orës 11 ka renditur arsyet pse sipas tij, ai nuk është i përfshirë në trafikun e drogës.

Dosja.al ka mësuar Tahiri nuk ka harruar të thumbojë në këtë seancë, ministren socialiste Etilda Gjonaj, dhe nënkryetarin e bashkisë, Arbër Mazniku që kanë fjetur në hotele luksi.

“Prokuroria ka hetuar të gjithë lidhjet e mia shoqërore dhe ka pyetur me letër porosi, se c’ punë kishte këtë nuk e di. Ka çuar letër porosi dhe ka pyetur edhe për çmimet e hoteleve ku kam fjetur, në media u tha se unë flija në hotele me 1 mijë euro nata. Por ju garantoj se me letër porosi është garantuar se çmimi më i shtrenjtë i paguar si ministër, është vetëm 140 euro, jo si ajo tjetra që paguante 900 euro nata.” mësohet të jetë shprehur Tahiri.

Gjatë seancës së sotme, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vjet heqje lirie për ish-ministrin Tahiri dhe Çelën. Sipas tyre, Tahiri në bashkëpunim me të tjerë ka favorizuar grupin e Habilajve për trafik ndërkombëtar droge. Në maj të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë.

Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

Te fundit


Kthehu lart