Së shpejti do të krijohet pija që do ta luftojë rezistencën ndaj antibiotikëve - Gazeta Express
string(77) "se-shpejti-do-te-krijohet-pija-qe-do-ta-luftoj-rezistencen-ndaj-antibiotikeve"

Së shpejti do të krijohet pija që do ta luftojë rezistencën ndaj antibiotikëve

Gazeta Express

16/01/2020 13:33

Një pije probiotike mund të ndihmojë në eliminimin e gjeneve rezistente ndaj antibiotikëve, shkruan Dailymail.

Një pije, e cila është në proces të krijimit ka për qëllim targetimin e molekulave brenda qelizave bakteriale, të cilat janë rezistente ndaj antibiotikëve. Këto molekula të njohura si plazmide, përmbajnë gjene specifike që ia sigurojnë rezistencën baktereve.

Lexo Edhe:

Plazmidet mund të replikohen vetvetiu duke u përhapur në bakteret e organizmit. Në këtë pije, shkencëtarët pretendojnë të krijojnë plazmidet artificiale, të cilat e ndalojnë replikimin e plazmideve rezistente. Nëse kjo pije krijohet, atëherë do të zvogëlohet numri i gjeneve rezistente, dhe bakteret do të bëhen prapë të ndjeshme ndaj antibiotikëve.

Rezistenca ndaj antibiotikëve është një çështje alarmante, të cilën shkencëtarët janë duke u munduar ta zgjidhin. Si rezultat i këtij problemi, deri në vitin 2050 parashikohet që të vdesin 10 milion njerëz.  

Produktet probiotike është vërtetuar që përmbajnë baktere, të cilat janë efektive në balancimin e mikrobiomës të sistemin te zorrëve. Mënyra më e mirë e marrjes së probiotikëve natyralë është me anë të ushqimeve siç janë: jogurti, djathi, ullinjtë, bizelet dhe kastravecët. /Express