Kryetari i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, sot përmes një postimi në profilin e tij në Facebook njoftoi se prej javës tjetër do të filloj asfaltimi i rrugës kryesore që të shpie në drejtim të fshatit Llërcë.
Postimi i plotë i kryetarit të komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu:
”REALIZOJMË EDHE NJË RRUGË TJETËR
Së shpejti do të fillojmë me asfaltimin e rrugës kryesore në fshatin Llërcë.
Punimet e asfaltimit të kësaj rruge do të nisin javën tjetër!
Gjatësia e rrugës e cila do të asfaltohet do të jetë 2400 m gjatësi dhe 5 m gjërësi, e cila do të realizojë kërkesën dhe nevojën e qytetarëve tanë”./GazetaExpress/B.Lika/