Së paku shtatë të vdekur, përfshirë një foshnjë, nga vërshimet në një ishull grek - Gazeta Express
string(79) "se-paku-shtate-te-vdekur-perfshire-nje-foshnje-nga-vershimet-ne-nje-ishull-grek"

Së paku shtatë të vdekur, përfshirë një foshnjë, nga vërshimet në një ishull grek

Gazeta Express

10/08/2020 12:37

Shtatë persona, përfshirë një foshnjë tetëmuajshe, kanë vdekur në ishullin grek, Evia, pasi reshjet e mëdha të shiut shkaktuar vërshime që dëmtuan dhjetëra shtëpi e bllokuan disa rrugë.

Trupi i pajetë i foshnjës u gjet në një shtëpi në fshatin Politika të dielën, bëri të ditur një zëdhënës i zjarrfikësve që ishin të përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit. Prindërit e foshnjës nuk janë lënduar.

Lexo Edhe:

Disa orë para këtij rasti, një burrë dhe një grua në të tetëdhjetat u gjetën pa ndjenja nga zjarrfikësit në dy shtëpi të të njëjtit fshat, tha ky zëdhënës. Vdekja e tyre u konfirmua më vonë në spital.

Dy persona tjerë, një burrë 74 vjeç dhe një grua 73 vjeçe, vdiqën në fshatin Bourtsi, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Zjarrfikësit thanë më vonë se kanë vdekur edhe dy persona, por nuk dhanë hollësi rreth këtyre rasteve. Një person vazhdon të mbetet i zhdukur.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, shprehu dhimbje të thellë për humbjen e jetëve dhe tha se do vizitojë ishullin e prekur nga vërshimet.