Së paku 30 nxënës të vdekur nga zjarri në një shkollë të Liberisë


Gazeta Express
18 Shtator 2019 14:36

Një zëdhënës i policisë në Liberi ka thënë se të paktën 30 nxënës kanë humbur jetën pas shpërthimit të zjarrit në një shkollë të këtij shteti.

Zjarri filloi në natën e së martës në pjesën lindore të kryeqytetit liberias, Monrovia. Kështu shkroi në Twitter presidenti i vendit, George Weah.

Moses Carter, zëdhënës i policisë, tha: “Fëmijët ishin duke e mësuar Kuranin kur shpërtheu zjarri. Shkaktari i zjarrit ende nuk dihet”.

Autoambulancat e Kryqit të Kuq i kanë marrë trupat e fëmijëve të vdekur dhe pritet të varrosen të mërkurën pasdite, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart