Së paku 20 të vdekur nga shpërthimi i bombës në Somali - Gazeta Express
string(54) "se-paku-20-te-vdekur-nga-shperthimi-i-bombes-ne-somali"

Së paku 20 të vdekur nga shpërthimi i bombës në Somali

Gazeta Express

28/12/2019 9:04

Të paktën 20 persona janë raportuar të vdekur nga shpërthimi i një veture bombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Shpërthimi ndodhi në një pikë kontrolli me qarkullim të madh në kryeqytetin e vendit të Afrikës Lindore.

Lexo Edhe:

“Shpërthimi ishte shkatërrues dhe mund të konfirmoj që më shumë se 20 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur”, tha zyrtari policor, Ibrahim Mohamed.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, ndonëse militantët e grupit “Al-Shabab” shpesh kanë kryer sulme në këtë qytet.

Një dëshmitar tha: “E tëra që mund të shihja ishin trupat e vdekur. Disa prej tyre ishin të djegur aq shumë, saqë nuk kishte mundësi të identifikoheshin”.

Mohamed Abdirizak, deputet somalez, tha se në këtë shpërthim kanë vdekur më shumë se 90 njerëz, ndonëse ky informacion nuk është konfirmuar, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.