Së paku 180 trupa gjenden në varreza masive në Burkina Faso - Gazeta Express
string(59) "se-paku-180-trupa-gjenden-ne-varreza-masive-ne-burkina-faso"

Gazeta Express

08/07/2020 10:30

Së paku 180 trupa gjenden në varreza masive në Burkina Faso

Gazeta Express

08/07/2020 10:30

Të paktën 180 trupa janë gjetur në varreza të përbashkëta në Djibo, qytezë në veri të Burkina Fasos, bëri të ditur organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Human Rights Watch”. Kjo organizatë tha se këto vrasje mund të jenë kryer nga forcat qeveritare.

“Dëshmitë e siguruara lënë të kuptohet se forcat qeveritare kanë qenë të përfshira në ekzekutime masive jashtëgjyqësore”, thuhet në deklaratën e organizatës ndërkombëtare, ku gjithashtu bëhet thirrje për qeverinë që t’i gjejë dhe t’i gjykojë ata që janë përgjegjës për këto vrasje.

Lexo Edhe:

Në anën tjetër, qeveria e shtetit të Afrikës Perëndimore premtoi se do t’i hetojë këto pretendime, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Ministri i brendshëm i këtij shteti, Moumina Cheriff Sy, tha se vrasjen kanë mundur të jenë kryer nga grupet xhihadiste që kanë përdorur uniforma dhe pajisje logjistike të vjedhura nga ushtria.

Burkina Faso është përballur me grupe militante të lidhura me Al Qaeda-n dhe ISIS-in që nga viti 2017. Qindra civilë janë vrarë dhe gati një milion janë zhvendosur për shkak të konfliktit, i cili është përhapur edhe në Niger dhe Mali.