Së paku 17 ushtarë të Nigerit vriten në kufi me Malin


Gazeta Express
15 Maj 2019 17:37

Persona të armatosur kanë vrarë së paku 17 ushtarë të Nigerit gjatë një sulmi pranë kufirit me Malin, ku disa grupe xhihadiste janë aktive. Një zëdhënës i qeverisë tha se 11 ushtarë të tjerë janë zhdukur.

Sulmi ndodhi afër qytetit Tongo Tongo, ku luftëtarët e Shtetit Islamik i kishin vrarë katër pjesëtarë të forcave speciale amerikane dhe katër ushtarë të Nigerit në tetor të vitit 2017.

Abdourahamane Zakaria, zëdhënës i qeverisë, nuk tregoi se kush mund të jenë sulmuesit. Ky është një ndër sulmet më të përgjakshme në Niger viteve të fundit.

Xhihadistët, përfshirë degët e Al Qaedas dhe Shtetit Islamik, i kanë shpeshtuar sulmet ndaj ushtrisë dhe civilëve në rajonin e Sahelit.

Nigeri përballet gjithashtu me kërcënime në rajonin juglindor për shkak të grupit të Boko Haramit dhe Shtetit Islamik, të cilët i kanë bazat në Nigeri, por shpesh kryejnë sulme edhe në Niger, Çad dhe Kamerun, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart