Të paktën 15 persona janë vrarë në një sulm kundër një konvoji që po transportonte tregtarë në një qytezë në pjesën veriore të Burkina Fasos.
Në sulmin e kryer nga persona të paidentifikuar mbetën edhe disa të plagosur. Për më tepër, disa persona janë zhdukur, thuhet në deklaratën e qeverisë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Bukrina Faso që nga viti 2017 është duke u përballur me sulme të grupeve të armatosura të lidhura me Al-Qaeda-n dhe ISIS-in.
Qindra persona janë vrarë vitin e kaluar në rajonin Sahel dhe mbi gjysmë milioni njerëz janë detyruar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve, të cilat kanë nxitur edhe tensione etnike dhe fetare.
Të enjten, forcat e armatosura të Burkina Fasos thanë se e kanë shkatërruar një kamp të militantëve në një provincë tjetër në veri të vendit. U tha se gjatë këtij operacioni u vranë dhjetë sulmues dhe një ushtar.