“S’e kam lirinë për të zbuluar sekrete”, Guerot thotë se Aneksi flet qartë për krijimin e Asociacionit - Gazeta Express
string(98) "se-kam-lirine-per-te-zbuluar-sekrete-guerot-thote-se-aneksi-flet-qarte-per-krijimin-e-asociacionit"

“S’e kam lirinë për të zbuluar sekrete”, Guerot thotë se Aneksi flet qartë për krijimin e Asociacionit

Lajme

Gazeta Express

31/03/2023 16:02

Në qendrën mediatike në Çagllavicë është duke u mbajtur një diskutim për propozimin evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Në këtë diskutim ka folur ambasadori i Francës, Olivier Guerot. I pyetur nëse sipas marrëveshjes Kosova duhet të fillojë krijimin e Asociacionit, diplomati francez ka thënë se në tekstin e Aneksit të Implementimit është shume e qartë që kërkohet themelimi i Asociacionit.

Lexo Edhe:

 “Mendoj që kam qenë shumë i qartë. Presim na Qeveria e Kosovës, siç ceket në Aneks që Kosova fillon negociatat në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe ofron garanci për të siguruar një nivel të vetëqeverisjes të komunave me shumicë serbe të Kosovës në pajtim me marrëveshjet dhe për ne teksti është i qartë që flet për krijim të Asociacionit”, ka thënë Guerot.

Tutje ka thënë se s’e ka lirinë për të zbuluar sekrete.

“Dhe unë s’e kam lirinë që t’i zbulojë sekretet këtu”, ka shtuar Guerot./GazetaExpress/